E vrau gruan në shtëpi në Radishevë të Skenderajt, por nuk e la me kaq.
Në rrethana ende të panjohura Xh.T dyshohet të ketë vazhduar rrugën për në Runik për të plagosur rëndë edhe motrën e gruas dhe bashkëshortin e saj, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNgjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të së enjtes në Skenderaj.
Agim Prokshi, babai i dy motrave njëra prej të cilave ka vdekur nga plagët që ja shkaktoi bashkëshorti, nuk ka dashur të flasë para kamerës për këtë çështje.
Megjithatë ai ka thënë se nuk i di arsyet e incidentit duke treguar se vajza e tij kishte rreth 13 vjet martesë dhe fëmijë me dorasin.
I dyshuari është arrestuar nga Policia, e cila ka konfiskuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka kryer veprën.
Pas plagëve të marra, të lënduarit fillimisht ishin dërguar në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.
Drejtori i Qendrës Emergjente, Basri Lenjani, ka thënë se dy të plagosurit vazhdojnë të qëndrojnë në QKUK, njëri prej tyre në kujdes intensiv.
Policia nuk i ka bërë të ditura motivet, ndërsa kanë njoftuar se janë duke vazhduar hetimet për rastin.