Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim të dyshuarit për tentim-vrasje në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji të pandehurit L. U..

I pandehuri L. U., shtetas i Republikës së Kosovës nga Komuna e Gjilanit, dyshohet se me datë 26.11.2017, pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarin B. T. del jashtë lokalit dhe shtënë me revole me qëllim që ta privoj nga jeta dhe si pasojë e plagos të dëmtuarin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këtë i pandehuri L. U. dyshohet se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 179 paragrafi 1.5 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

Nga data 26.11.2017 i pandehuri ka qenë në arrati, ndërsa është arrestuar nga zyrtarët policorë me datë 04.12.2017.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.