Janë dënuar me 43 vite burg anëtarët e një bande kriminale shqiptare, të cilët trafikonin lëndë narkotike në Britani.
Shtetasit në fjalë u arrestuan në më 27 prill 2017 teksa po dërgonin 9 kg kokainë në një parkim në zonën Brentford. Grupi e fshihte kokainën në thellësitë e makinave dhe vepronte në Londër dhe Anglinë jugore, raporton policia britanike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUdhëheqësi i grupit ishte shqiptari Lulëzim Zefi, 36 vjeç, i cili përdorte korrierë profesionistë për të transportuar drogën. Droga e sekuestruar nga policia kapt vlerën e 720.000 stërlinave.
Kreu i grupit, Lulëzim Zefi u dënua me 12 vite burgim, Valentin Malocaj me 8, Valon Bajgora me 2 vjet e 8 muaj burgim, Gjergji Marku me 6, Ramadan Doçi 6, Admir Simeqi me 6, Admir Bici 2 vite e 8 muaj dhe Kamel Safieddine me 1 vit e 9 muaj burgim.