Policia falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të specializuar shpëton jetën e 4 qytetarëve.
Një grup i specializuar i Forcave të FNSH-së Shkodër i trajnuar nga IPA FLOODS për situata emergjente dhe i pajisur me veshje dhe mjete speciale nga BE-ja, shpëtuan 4 shtetas të bllokuar nga ujërat, në aksin rrugor Novoselë - Ura e Mifolit, qarku i Vlorës, raporton Policia e Shtetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë katër shtetasit të gjithë nga një familje, udhëtonin me një automjet fuoristradë me karroceri, ku ndërmjet Novoselës dhe Urës së Mifolit afër një mbikalimi hekurudhor, automjeti i tyre nuk mundi të qarkullonte dot më tej, pasi ishte pothuajse drejt mbulimit, si pasojë e rrjedhës së papritur të lumit Vjosa, ku jeta e të katër shtetasve u rrezikua shumë seriozisht.
Ndërhyrja në kohë e efektivëve të FNSH-së Shkodër, bëri të mundur shpëtimin e jetës së tyre.