Policia e Shkodrës ka sekuestruar në sajë të operacionit të koduar “Forest” 76.2 kg marijuanë dhe një sasi fishekësh.
Sipas burimeve zyrtare rreth orës 17.00 të së mërkurës u ngritën pika kontrolli për të ndaluar automjetin Benz Mercedes ML me targë AA476MJ, i cili po lëvizte në nga fshati Brigjë për në Rapsh, në afërsi të kufirit të gjelbër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtuesi i mjetit sapo ka parë punonjësit e policisë, ka ndaluar automjetin dhe është larguar me shpejtësi në shpatin e malit nëpër shkurre. Gjatë kontrollit të automjetit në bagazhin e tij u gjetën shtatë thasë, ku brenda të cilave ishin 69 pako, dhe ku në total me një sasi prej 76.2 kg lëndë narkotike e dyshuar Mariuane.
Ndërsa në shtëpinë e 25-vjeçarit F. H, drejtuesi i mjetit i cili u shpall në kërkim, u gjetën dhe 130 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy krehëra.