Më 01 tetor 2017, ankuesi (Shqiptar shtetas i Kosovës) kishte raportuar se në rrethana të panjohura, nga persona të panjohur ju është vënë zjarri (djegur) plantacioni “Dredhëza-K” me një sipërfaqe prej rreth (2) dy hektarëve, ku dëmi i shkaktuar sipas ankuesit ishte i konsiderueshëm.
Lidhur me rastin, Njësiti i hetimeve ka intervistuar disa dëshmitarë lidhur me shkaktarin e zjarrit në fshatin Përlepnicë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas hetimeve përmes rrugëve operative dhe provave të tjera, është arritur deri tek dyshimi se si shkaktar i zjarrit ka qenë faktori njeri.
Pasi është identifikuar i dyshuari i mundshëm (shqiptar shtetas i Kosovës), i njëjti është ftuar në intervistë më 28 nëntor 2017, ku është ballafaquar me provat dhe dyshimet se në ditën kritike ka ndezur zjarrin në arën e tij dhe dyshohet që pastaj zjarri i ka dal nga kontrolli dhe si pasojë është dëmtuar (djegur) plantacioni i mbjellë me fidanë dredhëze pronë e ankuesit të rastit.
Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Vlen të ceket se pas hetimeve të zhvilluara me urdhër të Prokurorit rasti riklasifikohet nga “Zjarrvënie” në “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.