Një super operacion i rojës bregdetare greke ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie të madhe kanabisi.
Sipas burimeve konfidenciale, një gomone me 3 motorë nga 350 kuaj fuqi, u nis e ngarkuar me një sasi të madhe kanabisi mbrëmjen e së premtes nga brigjet shqiptare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRoja bregdetare kishte informacion për ngarkesën,ndaj dhe nisi ndjekjen e gomones që në veri të Korfuzit, raporton Tch.
Mbas gati 22 orësh ndjekje, forcat speciale të marinës greke, përdorën snajper për të neutralizuar skafin.
Nxjerrja jashtë përdorimit të motorëve të skafit, ka bërë të mundur edhe arrestimin e tre trafikantëve, dy shqiptarë dhe një grek.