Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë, gjatë të cilave janë plagosur dy persona, N.S. , 33 vjeçar dhe R. C., 19-vjeçare.
Të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat N.S nuk ka mundur t’i përballojë plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 04:00, nga QKUK-ja policia është njoftuar se viktima ka ndërruar jetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktualisht policia ka arritur që të identifikojë një person si të dyshuar të mundshëm dhe është duke punuar për arrestimin e tij.
“Ndërkohë që hetuesit policor, me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, thuhet në njoftimin e Policisë.