Janë suspenduar dy zyrtarë policorë të stacionit policor në Partesh me dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, transmeton Koha.net.
Inspektorati Policor i Kosovës përmes një komunikate për media thotë se, “ka pranuar sot një informatë nga qytetarët përmes Linjës së Kaltër (numri i telefonit pa pagesë 080003333) lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga dy zyrtarë policorë të stacionit policor të Parteshit – Drejtoria Rajonale e Gjilanit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me autorizim të prokurorit, hetuesit e IPK-së kanë trajtuar këtë informacion duke ndërmarrë edhe disa veprime hetimore. Pas veprimeve hetimore dhe konsultimit me prokurorin kompetent, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e zyrtarëve policorë”, thuhet në komunikatë.
Inspektorati Policor i Kosovës falënderon të gjithë qytetarët e vendit për bashkëpunim dhe kontributin e tyre drejt fuqizimit të integritetit policor.