Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale R.K. nga Prizren, e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 21.11.2017, dhe do të zgjasë deri më datën 21.12.2017.
Koha.net ka raportuar edhe për rastin kur pati ndodhur kjo grabitje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI pandehuri me inicialet e lartë përmendura dyshohet se me datën 09.12.2010 rreth orës 16:50 minuta, në lagjen “Bazhdarhane” të akuzuarit përvetësojnë pasurinë e luajtshme të ndërmarrjes shërbyese, “Nisa”, e cila kryen edhe shërbimet e agjencisë për transferimin e parave “Western Union” me qëllim që vetës ti sjell pasuri të kundërligjshme duke përdorur dhunën – armën kundër të dëmtuarës me iniciale D.P. se do të sulmojnë atçasshëm jetën apo trupin e saj, në atë mënyrë që të akuzuarit vendosin maska në kokë, armatosen dhe në mënyrë të dhunshëm i akuzuari i pare me iniciale R.K. e hap derën me force e cila derë bie mbi të dëmtuarën, të njëjtit i afrohen me brutalitet tek sirtarët e tavolinës ku gjenden parat në shumën prej 5.000 eurove.
Ndërsa i akuzuari i dytë qëndronte tek dera duke drejtuar armën-pistoletën në drejtim të personave që ishin në kafiteri ”Capri”, duke i urdhëruar që të mos afrohen brenda, kështu që mundëson të akuzuarin e parë R.K.të grabit para në vlerë prej 2.480 euro.
Pasi që i njëjti ka qenë i paarritshëm për organet e drejtësisë ndaj tij është lëshuar urdhër arrest, ku ka arritur të prangoset nga ana e policisë.
Me këtë veprim i pandehuri dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale grabitje nga neni 255 par.3 lidhur me par.1 dhe nenin23 të KPRK-së.