Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj drejtorit të Administratës Publike në Prizren, Ilir Baldedaj, për shkak të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas aktakuzës, Beldedaj, që vjen nga radhët e AAK-së, në periudhën kohore gusht 2015 – dhjetor 2016, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka keqpërdorur pasurinë publike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi akuzohet sepse “pa ndonjë procedurë të tenderimit ka lidhur kontrata për emetimin e spoteve reklamuese në lidhje me aplikimet online për nevojat e Komunës së Prizrenit, gjegjësisht të Drejtorisë së Administratës Publike, ku janë paguar shuma të të hollave prej 37.450,00 euro, 25.650,00 euro dhe shuma prej 9.800,00 euro”, thuhet në njoftim të Këshillit Prokurorial të Kosovës.