Hetuesit Rajonal të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, duke u mbështetur në informata të marra nga rrjetet sociale, ku persona të dyshuar në profilet e tyre ekspozonin armë, sot kanë realizuar një operacion bastisjeje, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, për armëmbajtje pa leje.
Operacioni i hetuesve policorë, pas marrjes së urdhëresës së Gjykatës Themelore, është zhvilluar në tri lokacione të ndara në qytetin e Prishtinës, ku gjatë bastisjeve policia ka arritur të gjejë dhe të konfiskojë një sasi të konsiderueshme të armatimit dhe ka arrestuar katër meshkuj të moshave 18 deri në 22 vjeçe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArmatimi i konfiskuar përbëhet nga:
• një Revole , me mbishkrimin GAP,CAL,9mm
• një Revole BLOW mini CAL 8mm
• një pistoletë Compact Cervena Zastava 99,
• katër thika (një prej tyre ushtarake)
• një maskë e bardhë
• 0.12 gram bimë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë etj.
Ndërkaq, personat e dyshuar të arrestuar janë:
R. B mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
L. B mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
Q. S mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe
F. D mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që janë iniciuar rastet, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar i armëve”, si dhe “Posedim i narkotikëve” (për njërin nga të dyshuarit).