Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në magjistralen Gjilan-Prishtinë, një i vdekur e disa të lënduar

Policia e Kosovës ka informuar se sot rreth orës 13:45 ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë saktë në fshatin Bresalc, Komuna e Gjilanit.

Nga hetimet e para mësohet se në aksident kanë qenë të përfshirë një autobusë dhe një veturë civile Golf II.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Njësitet e trafikut kanë dal me urgjencë në vendin e ngjarjes, dhe ekipi i ndihmës së shpejtë po ashtu i janë përgjigj rastit por fatkeqësisht vetëm se kanë mundë për ta konfirmuar se vozitësi i veturës mashkull shqiptar shtetas i Kosovës rreth 30 vjeç, ka vdekur në vendngjarje, si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident, si dhe disa persona te tjerë janë te lënduar”, ”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Koha.net.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësit relevante dhe janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.