Policia në Gjakovë ka marr informatë se sot rreth orës 16:30 në lagjen Shkugëz në afërsi të restorantit “La Villa” ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime të rënda.
Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se ka të bëjë me një aksident komunikacioni ku lëndime të rënda kishte pësuar një këmbësor i cili menjëherë është dërguar në qendrën Emergjente në Gjakovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeri te aksidenti ka ardhur derisa dy vajza-këmbësore ishin duke lëvizur në krahun e djathtë të rrugës kur në të njëjtin drejtim ka kaluar një traktor dhe në mungesë dritave duke mos vërejtur këmbësorët ka goditur njërën prej tyre me ç‘rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
“Nga lëndimet e rënda E. B ,femër e moshës 17 vjeçare vdes në spitalin rajonal ,,Isa Grezda” në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Personi i dyshuar I. H , i moshës 23 vjeçar është arrestuar nga policia dhe me vendim të Prokurorit të shtetit po mbahet në ndalim policor ndërsa me hetimin e rastit po merren njësiti i hetimeve të aksidenteve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.