Në orët e mbrëmjes të datës 14 mars 2017, Policia e Kosovës në Vushtrri i është përgjigjur një informacioni të dhënë nga qytetarët për të shtëna me armë zjarri.
Sipas informacionit të dhënë rreth orës 21:05 thuhej se në zonën e fshatit Pantinë dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri. Njësitë sektoriale dhe reaguese, në kuadër të stacionit policor Vushtrri, fillimisht kanë bërë lokalizimin dhe identifikimin e vendit të ngjarjes, përkatësisht zonës nga ku ishin dëgjuar të shtënat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mbi bazën e informacionit fillestar, Policia ka identifikuar shtëpinë nga ku dyshohej se ishte shtënë me armë zjarri, ku njëkohësisht është identifikuar dhe kontaktuar i dyshuari N. Sh., 40 vjeçar. Në këtë lokacion është konfiskuar një armë, pushkë automatike AK-47 cal 7.62mm si dhe një karikator me 28 fishekë, në cilësi të provave materiale”, thotë Policia e Kosovës, raporton Koha.net.
Po ashtu, në këtë aksion është arrestuar i dyshuari N. Sh., 40 vjeçar, i cili dyshohet se ka përdorur armën, ku pas procedurave intervistuese, nga prokurori i Shtetit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’.