Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjykata liron çiftin bashkëshortor të dyshuar për vjedhjen e barnave në QKUK

Gjykata në Prishtinë ka liruar çiftin bashkëshortor, Kushtrim e Sebahate Gashi, të cilët ishin të akuzuar për shpërdorim të detyrës dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore apo farmaceutike, raporton Koha.net.

Trupi gjykues ka konsideruar që për shpërdorim të detyrës zyrtare nuk ka asnjë dilemë që barnat ishin të Ministrisë së Shëndetësisë dhe QKUK-së, por prokuroria nuk ka arritur të provojë se këto barna janë vjedhur nga këta mjekë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa për pikën e akuzës ushtrim i veprimtarisë së palicencuar, ka konsideruar se nuk është vepër penale, por kundërvajtje, andaj prokuroria e ka keqklasifikuar këtë vepër.

Shtëpia në lagjen “Taukbahçe” e një çifti mjekësh që janë të punësuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dyshohet që shumë kohë ka shërbyer si “ordinancë” kirurgjike pa licencë, kishte raportuar “Koha Ditore” gati dy vjet më parë, pasi kishte mësuar se kirurgu Kushtrim Gashi dhe bashkëshortja e tij anesteziologjia Sebehate Gashi janë arrestuar për shkak të dyshimeve se në podrumin e tyre tash e një kohë po operonin pacientë. Përveçse në QKUK, Kushtrim Gashi është i punësuar edhe në Spitalin Turk të Zemrës. Në shtëpinë e këtyre mjekëve janë gjetur një sasi e madhe e barnave të listës esenciale me banderola të Ministrisë së Shëndetësisë. Përveçse një pjesë e preparateve që rezulton se aty ka arritur nga QKUK-ja, disa nga to nuk kanë pasur banderola fare e një pjesë e tyre kanë qenë produkte të cilave u ka skaduar afati.

Për këtë rast ishin zhvilluar disa seanca gjyqësore.

Sipas aktakuzës, Kushtrim Gashi dhe Sabahate Gashi nga viti 2001 e deri më 20 maj 2015 në cilësinë e personave zyrtarë, mjekë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë kanë keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim që vetes t’i sjellin dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme duke vjedhur barna nga lista esenciale.

Po ashtu, sipas aktakuzës, të pandehurit pa autorizim kanë ushtruar veprimtari mjekësore në ordinancë specialistike kirurgjike-proktologjike, duke bërë ndërhyrje kirurgjike te pacientët e ndryshëm, edhe pse të njëjtit janë në marrëdhënie pune në QKUK.