Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Polici civil plagos njërin prej dy grabitësve të “Western Union”

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili ishte në rroba civile, ka gjuajtur në drejtim të njërit prej dy personave të maskuar që ishin duke grabitur një pikë të ‘Western Union”.

Ngjarja ka ndodhur sonte në lagjen “Bazhderhane” të Prizrenit rreth orës 19:30.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rastin për Kallxo.com e konfirmoi edhe prokurorja e krimeve të rënda, Ervehe Gashi.

“Ka ndodhur një grabitje në një pikë të ‘Western Union’. Aty ka qëlluar një polic civil, i cili kur e ka parë ngjarjen ka reaguar, të dyshuarit kur e kanë parë këtë kanë gjuajtur në drejtim të policit, ky ka gjuajtur në fillim në tokë, e më pas në drejtim të njërit të dyshuar”, tha prokurorja Gashi për Kallxo.com.

Prokurorja tregoi se janë intervistuar dëshmitarët dhe e dëmtuara dhe se po mblidhen provat në vendin e ngjarjes, por edhe në një banesë ku i dyshuari i plagosur besohet se ka marrë ndihmën e parë.

Nuk ka të dyshuar dhe të arrestuar, tha prokurorja.