Sot në ora 12:40, në rrugën e “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhjeje.
Vjedhja, sipas Policisë së Kosovës, ka ndodhur në po të njëjtën rrugë, ku viktimës femër i është vjedhë nga xhepi një telefon (Samsung).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka qenë i shpejtë reagimi i policisë, ai që ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar në flagrancë (në vendin e ngjarjes)”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës, raporton Koha.net.
Policia thotë se personi i dyshuar, B. Berisha 43 vjeç, mashkull, shtetas i Kosovës, figuron në të dhënat e policisë si recidivist i veprave të natyrës së njëjtë, dhe, pas përfundimit të procedurave fillestare të nevojshme policore, me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.