Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin dhe kërcënimin që i është bërë gazetarit të BIRN-it, Taulant Osmani, sot në Gjilan.
Osmani, siç thotë AGK, është kërcënuar, fyer dhe tentuar të sulmohet nga disa persona, teksa po ndiqte protestën e shoqërisë civile në Gjilan kundër zhvendosjes së shtatores së Luftës Nacional- Çlirimtare “Ushtarët e Ramë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë si gazetar për të paraqitur atë se qytetarët janë të ndarë sa i përket kësaj problematike, filloj të incizoj debatin mes tyre, dhe personi në fjalë reagon ashpër, më vërsulet me fjalët ‘pse po xhiron’. Ne atë moment kanë ndërhyrë edhe dy persona të tjerë të cilët më kanë shtyrë, sha e duke ma kapur telefonin”, tha Taulant Osmani për Kallxo.com.
AGK kërkon nga institucionet relevante që të hetojnë sa më shpejt këtë rast.