Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmohen dy policët që me rroba civile ndaluan një makinë

Policia e Kosovës raporton se dy pjesëtarë të saj kanë marrë tretman mjekësor pas sulmit që mbi ta ka ushtruar një person.

Dy zyrtarët policorë në rroba civile kanë ndaluar veturën Opel, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti po voziste në trotuar duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“I dyshuari ka refuzuar që t’iu jap dokumentet si dhe ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së përcjell Koha.net.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë.