Arrestohet në flagrancë një shtetas nga Policia Kufitare me akuzën e kontrabandës së mallrave. Në pranga ka rënë Bledar Karafili, 31 vjeç, banues në Tiranë, bën të ditur Shqip.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i planit të Pates”, rreth 1 km largësi me kufirin jeshil me Qafë-Prushin, është kapur në flagrancë me automjetin tip “Volswagen CADDY”, ku kishte të ngarkuar mallra të ndryshme pa dokumentacion shoqërues, që dyshohet se janë kontrabandë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i mallit dhe mjetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga neni 178 i kodit penal.