Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka konfiskuar 31 qese marihuanë me peshë prej 3.7 kilogramë, me ç’rast ka konfiskuar edhe një veturë Golf V gjatë ditës së djeshme në Prizren.
Ky është pjesë e planit operativ të Policisë “Stop drogave në shkolla”, përmes së cilit në muajin tetor ka vënë në pranga 114 persona për rreth 4 kg marihuanë e heroinë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë planit operativ “Stop drogave në shkolla” është kontrolluar një lokacion në afërsi të kompleksit të shkollave, pasi dyshohej se shpërndahet dhe shitet substancë narkotike e llojit marihuanë. Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 31 (tridhjetë e një), paketime të mbështjella në qese plastike të madhësive të ndryshme me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 3.797 kg. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar edhe një veturë Golf V me targa vendore”, thotë PK.
Policia nuk saktëson nëse ka të arrestuar në këtë rast apo jo.