Gati 1,3 tonë hashash janë gjetur nga policia gjatë dy aksioneve antidrogë në Tiranë.
Në aksionin e parë “Befasia” që u zhvillua në rrugën “Unaza e Re”, policia bëri arrestimin e katër peronave që nuk iu bindën thirrjes së policisë për të ndaluar automjetin, në brendësi të të cilit ishte fshehur sasia e lëndës narkotike, në sediljen e pasme dhe në bagazhin e mjetit. Policia i ndoqi nga pas deri në momentin që humbën kontrollin e mjetit dhe u neutralizuan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa në zonën e Rinasit u arrestuan burrë e grua, pasi në katin e dytë të banesës së tyre u gjetën 170 thasë me hashash, gati për shitje.
Policia po vijon punën për gjetjen dhe kapjen e 3 personave të tjerë të shpallur në kërkim.