Oficerët doganor gjatë kësaj jave kanë bërë asgjësimin e aparateve për lojëra të fatit si dhe ato për lojëra të ndaluara. Në total janë asgjësuar mbi 770 pajisje për lojëra fati.
Të gjitha këto pajisje ishin konfiskuar nga Dogana gjatë aksioneve në tërë Kosovës, një pjesë e këtyre aparateve janë gjetur duke vepruar ilegalisht, një pjesë tjetër nuk kanë pasur taksat e paguara derisa disa prej tyre kanë operuar në lokacione të pa-licencuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë tri ditëve janë shkatërruar:
- Dita 1: sasia prej 96 copë aparate të lojërave të fatit;
- Dita 2: sasia prej 105 copë aparate dhe 106 copë pajisje tjera të lojërave të fatit;
- Dita 3: sasia prej 29 copë aparate dhe 434 copë pajisje tjera të lojërave të fatit.
Në total gjatë kësaj periudhe janë asgjësuar 230 copë aparate dhe 540 copë pajisje tjera (Shtëpiza, Printerë, Ekrane, TV, etj.) të lojërave të fatit.
{gallery}