Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapen 65 automjete të padoganuara që përdoreshin për pjesë

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë pranuar një informatë se në rajonin e Mitrovicës një subjekt që merret me tregtimin e automjeteve posedon sasi të konsiderueshme të automjeteve të cilat janë duke u demoluar (shkatërruar për pjesë) dhe nuk kanë të paguara obligimet doganore.

Njësitë e Doganës kanë organizuar kontrollin te subjekti që merret me tregtimin dhe servisimin e automjeteve dhe kontrolli ka gjetur 65 automjete të demoluara të cilat nuk i kanë kryer obligimet doganore. Automjetet e demoluara janë evidentuar, gjithashtu kontrolli ka gjetur edhe librezat të cilat janë ndaluar përkohësisht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme së bashku me njësitë policore për verifikimin e automjeteve nëse ndonjëra nga ato është e vjedhur, raporton ksp.

Derisa për çështje doganore është duke u bërë vlerësimi i tyre dhe shmangiet potenciale nga pagesa e taksave doganore.