Në raportin policor, thuhet se në fshatin Zahar e në Rakosh të Pejës, gjithashtu në Bubavec, Malishevë, janë gjetur mjete të dyshimta shpërthyese, përcjell Koha.net.
Në Zahar ankuesi ka njoftuar se ka hasur në një mjet të dyshimtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty kanë dalë njësiti për deminim të FSK-së që e ka tërhequr mjetin të dyshimtë (granatë dore) pa incidente.
Edhe në fshati Rakosh, Istog, ankuesi ka njoftuar se derisa ishte duke kositur bari ka hasur në një mjet të dyshimtë. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty kanë dalë njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it që kanë tërhequr mjetin e dyshimtë (projektil 75mm) pa incidente.
Në fshati Bubavec, Malishevë ankuesi ka njoftuar se ka hasur në një mjet të dyshimtë. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty kanë dalë njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it amerikan dhe e kanë bërë shpërthimin e mjetit të dyshimtë (projektil 75mm) pa incidente.