Dy shqiptarë, të moshës 29 dhe 31 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane në Milano pasi iu sekuestruan 5 kilogramë kokainë.
Agjentët e policisë i bllokuan në rrugën “Lorenteggio”, ndërsa dilnin nga një garazh ku një ditë më parë kishin parkuar automjetin e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë çantën e tyre u gjetën dy pako me drogë dhe dy të tjera u gjetën brenda në automjet. Ndërkohë pronari i parkingut u vërtetua se nuk ishte në dijeni të asaj që po ndodhte.