Forcat tokësore të ushtrisë shqiptare kanë nisur kontrolle të imtësishme të të gjithë tuneleve pronë të FA, që aktualisht nuk kanë të dislokuara pajisje apo trupa ushtarake.
Kamera e Top Channel ka ndjekur një inspektim të tillë, në një prej 53 tuneleve që sot nuk përdoren më nga ushtria, por që mund të jenë strehë e aktiviteteve të paligjshme veçanërisht kultivimit, apo magazinimit të kanabisit. Pikërisht ky ka qenë edhe qëllimi i organizmit të kontrolleve të tilla, me urdhër të ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky kontroll po ndërmerret edhe një herë në zbatim të Vendimit 248 të Këshillit të Ministrave, për parandalimin e mundësive për ushtrim aktivitetesh të paligjshme nëpër këto prona. Ky kontroll zhvillohet gjatë kësaj jave dhe do të përfshijë përmes një plani të saktë çdo pronë ish-ushtarake kudo që të jetë ajo. Vëmendja e qeverisë është maksimale dhe çdo veprimtari e jashtëligjshme do të marrë përgjigjen ligjore”, u shpreh Olta Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes.
Për shkak të përhapjes së tuneleve në territore të vështira dhe me shtrirje në të gjithë territorin e vendin forcat tokësore përveç kontrolleve fizike dhe mbajtjen e procesverbaleve përkatëse shoqëruar me fotografi, ka aplikuar edhe bashkëpunimin me banorë të zonës, të cilët raportojnë në mënyrë periodike nëse këto objekte përdoren nga persona të tretë.
Një kontroll i ngjashëm po ndodh edhe në hapësirën detare në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.
“Së bashku me Ministrin e Brendshëm, kolegun Fatmir Xhafa kemi ngritur një grup të përbashkët inspektimi për të inspektuar në detaje situatën aktuale me vëzhgimin e hapësirës detare. Do të nxjerrim konkluzionet e nevojshme dhe përgjegjësitë e rastit”, u shpreh Olta Xhaçka.