Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dr. Ilir Tolaj pëson lëndime nga dy persona në qendër të Prishtinës

Prishtinë, 26 tetor – Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, Dr.Ilir Tolaj është sulmuar nga persona të dyshuar.

Policia në një njoftim për media thekson se I. T, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, për të marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje. Gjithashtu ka shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar, ndaj të cilëve në koordinim me prokurorin e Shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore.

Policia nuk ka dhënë identitetin as të viktimës, as të sulmuesve, porse Koha.net merr vesh se personi i sulmuar është dr. Ilir Tolaj, i cili më herët ka ushtruar funksione në Ministrinë e Shëndetësisë.