Dy persona janë plagosur me armë zjarri pas një zënke në një lokal në Prizren, në të cilin ishin të përfshirë katër persona, tre burra e një grua, transmeton Koha.net.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:20.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas një zënke në një lokal në të cilin janë përfshirë katër të dyshuar, tre burra dhe një grua, shqiptarë. Njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri, ku si pasojë e të shtënave lëndime trupore kanë pësuar dy të dyshuar, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, thotë PK.
Policia më tutje thotë se tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishekë. Me vendim të prokurorit tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje.