Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre të lënduar në aksident trafiku në Prizren

Në fshatin Vllashnje në Prizren tre persona kanë pësar lëndime trupore pas një aksidenti në trafik, transmeton Koha.net.

Përmes një komunikate për media Policia bën të ditur se i dyshuari, boshnjak, përderisa ishte duke e drejtuar automjetin Golf II, dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe me të njëjtin ka dalë në anën e kundërt , me ç’rast është aksidentuar në mënyrë të drejtpërdrejt me veturën VW Golf VI, që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar të dy drejtuesit dhe një pasagjer, shqiptar.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.