Policia e Vlorës ka përfunduar peshimin e drogës së kapur gjatë një operacioni të madh të organizuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Babicë, nga ka rezultuar se bëhej fjalë për 4,5 tonë lëndë narkotike e llojit kanabis dhe jo 10 tonë siç u bë me dije një ditë më parë.
Policia bën me dije se droga u kap në banesën e shtetasit Armand Kocerri, infermier, ndërkohë që lidhur me këtë rast janë shoqëruar edhe 3 persona të tjerë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOperacioni është zhvilluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas takimit të një nate më parë dhe informacioneve nga SHISH e dosja e përgjimeve nga Italia. Nga operacioni janë shoqëruar disa persona, por nga policia e Vlorës nuk jepen detaje nëse është arrestuar ndonjëri nga 4 të kërkuarit nga Italia për trafikun e mbi 3.5 tonëve kanabis nga Shqipëria drejt vendit fqinj.
Operacionin e lajmëroi fillimisht në faqen e tij në Facebook ish-kryeministri Sali Berisha, i cili publikoi edhe pamje sekuestrimi i drogës. “Ne Babice kapen 10 ton droge te klanit Rama – Tahiri! Sb qytetari dixhital denoncon!