Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në dy aksione policore në Shqipëri, kapen 55kg kanabis

Policia e Fierit dhe ajo e Elbasanit kanë sekuestruar 42.5 kg kanabis, përkatësisht 12 kg kanabis sativa, dhe ka arrestuar dy persona, një 46-vjeçar me banim në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Levani”, dhe një 37 vjeçar, Lefter Sela, banues në fshatin Gribë të Gramshit.

46 vjeçari Ilia Papajani u arrestua pasi, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në hyrje të autostradës Levan-Tepelenë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Touareg me targa AA 789 JI, në bagazh iu gjetën 42.5 kanabis, shkruan Tch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lënda narkotike ishte e ndarë në 10 pako.

Ndërkaq, policia e Elbasanit, në rastin tjetër, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Selës, ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 kg kanabis.