Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet çifti në Prishtinë që braktisi foshnjën menjëherë pas lindjes

Policia e Kosovës ka bërë me dije se dje në Prishtinë, në orën 14:00, ka arrestuar një çift për braktisjen e fëmijës së tyre.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe e dyshuara femër K/Shqiptare nën dyshimin e bazuar se kanë bërë ndryshimin e statusit të fëmijës të posalindur dhe pas lirimit të fëmijës të porsalindur është braktisur nga nëna e saj”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq, Policia thotë se në bashkëpunim me punëtorin e Qendrës për Punë Sociale, foshnja e braktisur është kthyer në vendin e sigurt dhe është nën përkujdesje mjekësore.

Të dyshuarit, pas intervistës, janë liruar me urdhër të prokurorit kujdestar.