Një patrullë policore e shoqëruar edhe nga zyrtarë për mbrojtjen e pyjeve, i kanë ndaluar pardje pasdite dy automjete me sasi drusore të prera pa dokumente përcjellëse dhe të padamkosura me damkë zyrtare diku mbi malet e fshatit Delloc, njoftoi policia në Prizren.
Policia i ka sekuestruar automjetet: një traktor dhe një xhip. Sipas raporteve thuhet se në traktor kishte të ngarkuar rreth gjashtë metra kub dru zjarri, ndërsa në xhip rreth dy metra. Me urdhër të prokurorit të shtetit, tre të dyshuar janë ndaluar në masën e arrestit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo