Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vetura rrokulliset në Lluzhan

Një veturë është rrokullisur në mëngjesin e së martës në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Lluzhan, ndërsa në fotot që po qarkullojnë në rrjete sociale vërehet një veturë e rrokullisur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar se tre persona janë lënduar në këtë aksident.

“Aksidenti mes dy automjeteve ka ndodhur rreth orës 10:00. Tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë ajo për Koha.net.