Referuar rastit të djeshëm, Policia e Kosovës pas zgjerimit të rrethit të hetimit ka identifikuar personin e dyshuar Fitim Thaqi, 30 vjeç, shtetas kosovar, si të dyshuarin kryesor në rastin e sulmit ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.
“Përkundër ftesave që policia i ka dërguar, i njëjti nuk është paraqitur në polici në përpjekje për t' iu shmangur arrestit policor”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje thuhet se “Ne po kërkojmë përkrahjen e qytetarëve për lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit, andaj të gjithë ata që kanë informacion lidhur me të dyshuarin dhe vendndodhjen e tij i lusim që informacionet e tilla t'ia kalojnë policisë ashtu që të mundësohet kapja e tij. Për çdo informacion na kontaktoni ne nr 192”.

