Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve N.P. dhe L.K., për veprën penale të vrasjes në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 dhe 31, të KP-së, ndërsa për të akuzuarin N.P., edhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KP-së.
Sipas aktakuzës, N.P. dhe L.K., më 11.01.2017, me dashje tentojnë të privojnë nga jeta të dëmtuarin I.K., i cili në ato momente ishte duke punuar në punëtorinë e tij pranë shtëpisë së tij në Prizren, me qëllim që të mos dëshmoj si dëshmitar në një proces gjyqësor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I akuzuari Gj.P. i cili për momentin është në arrati dhe i akuzuari L.K. kanë hyrë brenda dhe e kanë sulmuar të dëmtuarin I.K.. I akuzuari Gj.P e ka sulmuar me sëpatë në trup dhe krahë duke i shkaktuar plagë, ndërsa i akuzuari L.K. ka nxjerrë armën e zjarrit – pistoletë - dhe ka shtënë dy herë nga afërsia në drejtim të të dëmtuarit, me ç’ rast i shkakton lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin për media të Prokurorisë Themelore në Prizren, raporton Koha.net.
Ndërkaq, sipas Prokurorisë, i akuzuari N.P. bënte roje në afërsi të vendit të ngjarjes dhe më pas që të tre largohen nga vendi i ngjarjes.
“I akuzuari N.P. akuzohet edhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KP-së”, thotë Prokuroria.
Me këto veprime në bashkëkryerje kryerje të akuzuarit kanë kryer veprën penale “vrasje në tentativë” nga neni 178 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KP-së.