Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri, ndërron jetë në QKUK

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se një burrë ka qëlluar veten me armë zjarri, dhe i njëjti është dërguar për tretman në QKUK, ku me të mbërritur ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur dje në Gjilan rreth orës 08:30, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Raportohet se viktima, burrë shqiptar, dyshohet se në rrethana të panjohura ka qëlluar vetveten me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ku pasi ka arritur në QKUK ka ndërruar jetë. Në vendngjarje është gjetur një pistoletë me shtatë copë fishekë dhe një gëzhojë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, thotë PK.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.