Tre persona kanë humbur jetën pasditen e kësaj të shtune, si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmbor.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Torovicë-Malecaj, në Lezhë, kur masivi shkëmbor është shkëputur dhe ka zënë një makinë poshtë, raporton TopChannel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBëhet fjalë për një “Land Rover” me targë “AA 322 CV”, ku udhëtonin tre personat që kanë humbur jetën.
Në vendin e ngjarjes ndodhen disa patrulla të policisë, ndërkohë që dyshohet që shkak i shkëputjes të jetë bërë moti i keq me reshje që përfshiu vendin gjatë orëve të natës dhe paradites.