Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Fatmir H., sulmoi me sëpatë në Dusseldorf, shpresonte ta vriste policia

Policia gjermane në Dusseldorf ka arrestuar mashkullin 36 vjeçar pas sulmit me sëpatë në stacionin hekurudhor të Dusseldorfit, me ç’rast janë plagosur nëntë persona, nga të cilët tre rëndë.

Sipas policisë, sulmuesi i dyshuar është me çrregullime mendore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Revista gjermane "Spiegelonline” në sajtin e vet ka publikuar se i dyshimi është identifikuar si Fatmir H. , dhe se hetuesve u kishte thënë të kishte shpresuar se policia do ta vriste pas sulmeve, transmeton koha.net

Agjencia Reuters thotë se i dyshuari pas sulmit në stacionin hekurudhor në Dusseldorf kishte ikur dhe kishte kërcyer nga ura me ç'rast ishte plagosur rëndë.

Ai është arrestuar e polica mendon që sulmin ta ketë bërë i vetëm.

Stacioni hekurudhor në Dusseldorf tani është hapur.