Bazuar të dhënave të aksidenteve fatale që kanë ndodhur në këtë muaj (shtator 2017), prej tetë (8) aksidenteve fatale, jetën e kanë humbur dhjetë (10) persona, prej tyre pesë (5) shoferë, tre (3) pasagjerë dhe dy (2) këmbësorë, njofton Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.
Asnjë prej personave që kanë humbur jetën në trafik për këtë periudhe kohore, nuk ka qenë nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe qëllim parandalimi të aksidenteve, Policia e Kosovës ka ndërmarrë aktivitete shtesë në ofrimin e sigurisë së fëmijëve gjegjësisht nxënësve, duke realizuar ligjërata nëpër shkolla dhe kopshte të fëmijëve, si dhe në mbajtjen e pikave të kontrollit në afërsi të shkollave.