Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një grua vdes e një tjetër plagoset në aksident trafiku

Një aksident i rëndë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një grua dhe është plagosur një tjetër, është regjistruar në hyrje të fshatit Podgorie.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, kur një automjet tip “Nissan” me targa NZY 7994 i drejtuar nga J. Kallos, ka përplasur në hyrje të këtij fshati, dy gra të moshuara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

65-vjeçarja Sabrie Çoçka ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Pogradecit ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë 70-vjeçarja Bike Xhemollari.

Sipas policisë, dy të moshuarat kanë qenë në anë të rrugës kur janë përplasur nga mjeti, i cili po udhëtonte nga Prrenjasi në drejtim të Kapshticës.

Sipas verifikimit paraprak të vendngjarjes nga ekspertët e qarkullimit mësohet se bë momentin e aksidentit mjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara, gjë e cila duket qartë edhe nga gjurmët e lëna nga frenimi i gomave, raporton Tch.

Drejtuesi i mjetit i cili ishte emigrant në shtetin grek kishte zgjedhur rrugën dytësore në drejtim të pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, rrugë e cila është më e shkurtër se aksi Pogradec-Kapshticë.