Policia e Kosovës ka arrestuar parmbrëmë në orën 21:30 dy persona të dyshuar për arratisjen e një të burgosuri nga QKUK.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë (gardianë burgu) pasi që nga pakujdesia e tyre i dënuari mashkull K-Shqiptar i cili ishte duke qëndruar në QKUK kishte arrit të largohet në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Dje, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se i dënuari me 30 vjet burgim është arratisur nga QKUK ku po trajtohej, ndërsa ka thënë se do të gjenden përgjegjësit.