KFOR-it e FSK-së u ka dalë punë dje në dy lokacione.
Është dashur që të merren me dy mjete të pashpërthyera nga lufta e fundit në Kosovë. E para në Lipjan e tjetra në fshatin Herticë të Podujevës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia e Kosovës njofton se më 23.09.2017, rreth orës 19:40 ka marrë informatën se në Herticë të Podujevës ka një mjet të pashpërthyer.
“Ankuesi mashkull shqiptar ka njoftuar se kishte gjetur një mjet të pashpërthyer. Njësiti për deminim i FSK dhe KFOR-it amerikan kanë tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes pa incidente”, njofton PK, përcjell Koha.net.
Më herët, në Lipjan (23.09.2017 – 12:25) ankuesi shqiptar ka njoftuar se derisa ishte duke i kryer disa punime ka hasur në një mjet të dyshuar.
“Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty kanë dalë njësia për deminim e FSK-së dhe KFOR-it të cilët e kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit të dyshuar (kasetë bombë) pa incidente”.