Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet. Një 16-vjeçar është gjetur i vrarë rreth orës 11 të paradites së sotme.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Florije Ahmeti, e ka konfirmuar rastin, duke thënë se bëhet fjalë për vrasje, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën se një person është i shtrirë në tokë afër një kioske në rrugën “Gjon Serreqi”. Në atë lokacion ka dalë ekipi mjekësor, ku edhe ka konstatuar që personi është i vdekur. Viktima është A.Z. 16 vjeç. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Sipas Ahmetit, njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave si dhe identifikimin e personave të dyshuar.
Rasti nga prokurori është cilësuar si vrasje e rëndë.