Policia e Gjirokastrës ka zhvilluar dy operacione në antikanabis dhe ka sekuestruar 81 kilogramë kanabis sativa.
Në një banesë të braktisur, në fshatin Koshtan, Memaliaj, nga shërbimet e policisë u gjetën disa thasë, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, si dhe një armë gjahu teke e markës “Bajkal”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPesha totale e lëndës ishte 75 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, e ndërsa është duke punuar për kapjen e autorëve.
Gjithashtu në operacionin e dytë që u zhvillua në Libohovë të Gjirokastrës, u arrestua shtetasi Nedin Karavidha 45 vjeç.
45-vjeçari dispononte lëndë narkotike Cannabis Sattiva në banesën e tij, nga kontrolli i ushtruar u gjetën dy qese dhe një thes brenda të cilëve kishte lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Pesha totale e lëndës ishte 6 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, tha policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.