Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Po shkëmbenin 67 kg drogë në kufirin grek, pranga dy të rinjve

Dy persona janë arrestuar sot në kufirin greko-shqiptar, pasi janë kapur me një sasi droge. Gazetari i Report Tv në Sarandë njoftoi se trafikantët shqiptarë janë kapur në kufi me 67 kg kanabis.

Shqiptarët e moshës 24 dhe 25 vjeç janë arrestuar në Parapotamo të Igumenicës, në momentin që po shkëmbenin mallin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.