Shukri Aliu, komandant i Stacionit Policor në Komunën e Novobërdës, i cili u arrestua javën e kaluar nga policia, dyshohet se ka fshehur dhe nuk ka hetuar disa raste të kryerësve të veprave penale, shkruan sot Koha Ditore.
Ai po ashtu po hetohet për mosekzekutim të urdhëresave të gjykatës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Koha Ditore” ka mësuar se Aliu, i cili me gradë është toger, ka bashkëpunuar me një qytetar të nacionalitetit serb në Novobërdë, Ivan Dikiq, i cili po ashtu është arrestuar të enjten nga policia, pas urdhrit të gjykatës. Prej këtyre rasteve komandanti dyshohet se ka përfituar financiarisht.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.