Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

E shantazhon me 3 mijë euro për mospublikim të një incizimi

Njësiti i hetimeve ka arrestuar një person mbrëmjen e djeshme, në Ferizaj, nën dyshimin se i ka kërkuar tre mijë euro një femre si kusht që të mos e publikojë një incizim të viktimës, për ta njollosur imazhin e saj.

I dyshuari, sipas Policisë, është arrestuar nga njësiti policor në flagrancë, pasi i ka pranuar paratë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në qendrën e mbajtjes.